Futboll Sport

Miqësorja me Ukrainën/ Panucci publikon formacionin zyrtar të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë pasditen e sotme në fushën e Evianit, në Francë, ku do të përballet me Ukrainën në një takim miqësor, që i paraprin edhe nisjes së pushimeve verore. Kuqezinjtë e Panuccit vijnë pas një humbjeje të befasishme 3-0 ndaj Kosovës, sfidë në të cilën zhgënjyen tërësisht edhe me atë që dhanë në fushën e lojës.

Trajneri italian i kuqezinjve theksoi se skuadra kishte pësuar një ‘black out’ në atë sfidë, por u shpreh i bindur se paraqitje të tilla nuk do të ndodhin më.

Ndaj Ukrainës do të jetë një mundësi e mirë që futbollistët e Shqipërisë të tregojnë se nuk janë ata që luajtën ndaj Kosovës dhe për më tepër, të japin shpresa se janë gati për të synuar një vend në kampionatin e ardhshëm Europian.

Ndryshe nga Kosova, këtë herë Panucci ka përgatitur disa ndryshime në formacion, thuajse në të gjitha repartet, duke planifikuar të shtojë më shumë eksperiencë në fushën e lojës.

Sfida Shqipëri-Ukrainë do të startojë në orën 16:00.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.

Related posts

RIKTHIMI I TEKNIKUT ITALIAN PAS 2 VITESH MUNGESË/ Agnelli thur elozhe: AlLegri u rikthye sepse është… fitues

Delo.autor

GIRO D’ITALIA/ Përfundon etapa e parë Durrës-Tiranë, çiklisti danez Pedersen mbyll garën në vendin e parë

F.autor

SUPER GAFA NË BUNDESLIGA/ Bayerni ndëshkohet pas 14 sekondash nga një autogol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment