Futboll Sport

Bogdani: Lojë shumë e dobët kundër Kosovës, në shtator do të rikthehet Agolli

Ish-futbollisti i kombëtares, Erion Bogdani, tani trajner i përfaqësues U-19, ka komentuar situatën aktuale të kuqezinjve. Pak çaste para fillimit të miqësores kundër Ukrainës, Bogdani, për ‘rtsh’ ka folur me nota negative për humbjen ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se Panuçit i duhet dhënë edhe pak kohë.

 

“Vijmë nga një ndeshje e luajtur dobët me Kosovën dhe të gjithë shpresojmë të shohim Shqipërinë tonë të vërtetë, pasi kjo është edhe ndeshja e fundit miqësore përpara takimeve zyrtare.

 

Panuçi i ka parë lojtarët e rinj nga afër dhe pas ndeshjeve miqësore, ai do të analizoj të gjithë lojtarët, për të qenë gati në Ligën e Kombeve. Trajneri i ka ndjekur edhe nëpër klubet e tyre këto elemente dhe përderisa i ka marrë, ka parë diçka interesante tek ta.

Ne duhet t’i japim pak kohë edhe Panuçit dhe të mos shprehemi vetëm kritikë ndaj tij, megjithëse ishte një lojë shumë e dobët ndaj Kosovës.

Sa i përket gjendjes së Ansi Agollit, mund të them se Panuçi po provon disa lojtarë të rinj për atë pozicion. Por nëse këta të fundit nuk do të bindin dhe Agolli do të vazhdoj të ruaj formën pozitive me ekipin e tij, unë jam i bindur se në shtator do të ketë vend edhe për Agollin”, ka thënë Bogdani.

Related posts

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Isa.Autor

FLET PËR OBJEKTIVAT PERSONALE ME MILAN/ “Bomberi” Piatek: Numri 9 nuk më tremb…

Delo.autor

ÇMENDET REALI/ PEREZ ofron 140 milionë euro për kampionin e botës, NUK është POGBA

Isa.Autor

Leave a Comment