Futboll Sport

Asisit perfekt i Hysajt, Lenjani humbet rastin ideal për të zhbllokuar takimin

Në Evian të Francës po luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë së drejtuar nga Panuçi dhe Ukrainës së Sheveçenkos.

 

Shqipëri 0-0 Ukrainë

 

6′ Hysaj ka dhënë një top shumë të bukur për Lenjanin i cili del përballë portierit i pashqetësuar, por nuk arrin dot të dërgojë topin në portë. Gjuajtje e pasaktë

4′ Ukraina rrezikon e para, pas një krosi në zonë godet Burda por topi përfundon jashtë kuadratit

1′ Nis takimi, topin e parë e luajnë ukrainasit

Shqipëria pas sfidës me Kosovën do të luajë sot në Francë, në orën 16:00 takimin e dytë miqësor, këtë herë kundër Ukrainës.

Ekipi i drejtuar nga Panucci do të ketë mundësinë të tregojë se ajo humbje ndaj Kosovës ishte një përgjumje si pasojë e fundsezonit, ose në të kundërt një tjetër rezultat negativ do t’i shtonte shumë më shumë pikëpyetjet për të ardhmen nën drejtimin e italianit.

Formacioni i zgjedhur sot në fushë ka disa ndryshime nga ai i pak ditëve më parë. Në çdo repart ka ndryshime dhe duket se Panucci ka dashur t’i shtojë më shumë eksperiencë ekipit. Në majën e sulmit sot nga minuta e parë do të jetë Rei Manaj.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.

Trajner: Panuçi

Ukraina: Lunin, Butko, Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos, Zinçenko, Malinovski, Jarmolenko, Besedin, Konoplianka.

Trajner: A. Shevçenko

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E REALIT/ “AS”: Operacioni Mbappe është në “xhiron e fundit”. Pavarësisht nëse ai…

Delo.autor

HISTORIKE/ Ndeshja e NBA-së gjykohet nga dy gjyqtare femra

Delo.autor

ZYRTARE/ Partizani fiton gjyqin në KAS, zhbllokohet merkato

Delo.autor

Leave a Comment