Futboll Sport

PREMIER LIGA NIS ME DHUNË/ Huliganët sherr me karrige në mes të qytetit

Skena aspak të hijshme u regjistruan në prag të sfidës mes Mançester Junajtid dhe Lidsit, e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës, e cila përfundoi me rezultatin 5-1 në favor të “djajve të kuq”.

Protagonistë para startit të kësaj përballje, ishin tifozët huliganë të të dyja skuadrave, të cilët u përleshën me karrige në rrugët e qytetit të Mançesterit.

Pamjet e dhunës, u bënë virale në rrjetet sociale, duke na kthyer kështu shumë vite pas, kur ligjin në futbollin anglez e bënin pikërisht huliganët.

Skenat e dhunës janë me të vërtetë të frikshëm, ndërkohë që tifozët godasin njëri-tjetrin me karrige dhe sende të tjera të rrezikshme.

Related posts

Napoli, dy alternativa për të zëvendësuar Reinën

Q.Autor

BËN GJESTIN E MADH/ Igli Tare rikthehet në origjinë, dhuron bazë materiale për ekipin e Tepelenës

Delo.autor

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E YLLIT BALAJ TEK VLLAZNIA/ Drejtori sportiv i Sturm Graz: Ja si është e vërteta…

Delo.autor

Leave a Comment