Vazhdon ecuria negative e kombëtares shqiptare të futbollit. Pas humbjes së pak ditëve më parë përballë Kosovës, djemtë e drejtuar nga Christian Panucci nuk arritën të ngrinin krye as përballë Ukrainës, duke u mposhtur me shifrat 3-0.
Një 90 minutësh që vendosi dhe njëherë në pah gabimet në mbrojtjen kuqezi, pasi Yarmolenko dy herë dhe Konoplyanka arritën të tundin rrjetën, duke e mbyllur takimin në shifrat 3-0.
Ky ishte testi i fundit për Shqipërinë përpara pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve, kompeticion i ri nga FIFA që ngre siparin për herë të parë në muajin tetor të këtij viti.
Mbyllet takimi
90′ Konoplaynka shenon dhe te katertin.
89′ Emanuele Ndoj ben gjithcka mire ne zone, godet me te djathten dhe tund rrjeten
68′ Ukraina shenon te katertin, por anulohet per pozicion jashte loje
65′ Largohet Lilaj, ne loje Ajeti
47′ Ndoj mendon te kercenoj porten ukrainase, por sfera perfundon jashte kuadratit.
46′ Zevendesim tek Shqiperia. Hyn Memolla e Balaj, jashte Roshi e Lenjani
46′ Nis pjesa e dytë
45+2′ Mbyllet pjesa e parë. Eshte mbyllur pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Ukrainë. Një 45 minutësh i qetë nga të dyja skuadrat, me ukrainasit që ishin më të saktë përpara portës, dhe duke përfituar nga gabimet e mbrojtësve kuqezi, shënuan tre herë, për ta mbyllur në avantazhin 3-0 fraksionin e parë.
45+1′ Yarmolenko shenon dopiete. Ukraina thellon avantazhin ne 3-0
45′ Akordohen 2 minuta shtese
35′ Mbrojtje katastrofike e Shqiperise. Yarmolenko dhuron spektakël në zonë dhe dyfishon rezultatin.
33′ Shqiperia fiton nje goditje denimi shume prane zones. Niset Manaj por topi ndalet nga muri
31′ Rast i mire per Ukrainen. Konopianka tund rrjeten
.
25′ Ramadani le fushen. Ne loje Kamer Qaka
23′ Lojtaret shfrytezojne kohen. Afrohen prane stolit per te shuar etjen.
22′ Ramadani ndjen dhimbje, ne dyshim qendrimi i tij ne fushen e lojes
11′ Shans i mirë per Shqipërine, Mavraj gjuan me kokë, pas një harkimi nga këndi, topi kalon ngjitur me shtyllën.
7′ Rast i rrezikshem ne porten tone, Hysaj largon topin shume prane vijes se portes.
1′ Nis takimi në “Evian”