Futboll Sport

E bujshme/ Sulmuesi i Torinos, i sygjerohet Kukësit dhe pritet të thyej dominimin e Skënderbeut(VIDEO)

Kukësi është në kërkim të një sulmuesi që të bëjë diferencën, pasi largimi i Gurit, Bakajt e Baldesë kanë lënë një boshllëk të madh në sektorin ofensiv. Kupat e Europës janë mision i pamundur pa një sulmues kalibri, ndaj dhe verilindorët e kanë kuptuar mirë këtë gjë.

Mbas akordit me Arlind Kalanë e Vllaznisë, drejtuesit janë në gjurmët e një lojtari që jep garanci në vijën e parë. “Panorama Sport” mëson se është vetë trajneri Peter Pakult ai që po ndjek sulmuesin e Basano Virtus në Serinë C italiane, Abou Diop. Bëhet fjalë për një sulmues senegalez, i cili ka përvojë mjaft të gjatë në futbollin italian, pasi ka qenë pjesë e Torinos, Juve Stabias, Krotones, Ternanas, Leçes, Modenës. Sulmuesi nga Senegali i datëlindjes 6 tetor 1993 ka bërë një sezon shumë të mirë këtë vit me Basano Virtus, ku ka luajtur plot 35 takime, 28 nga të cilat si titullar.

Related posts

FORMULA 1/ Modelja e mbyll garën një xhiro para në Kanada (FOTO)

Sadik.Autor

LIVE/ Arsenal-Crystal Palace, Zaha kalon mysafirët në avantazh

Delo.autor

NJË FINALE PA “PLESHTIN” DHE CR7 PAS 5 VITESH/ Po bien “Perënditë e futbollit”, vijnë kampionët e së ardhmes

Delo.autor

Leave a Comment