Futboll Kombëtarja Sport

Alban BUSHI nuk i frikësohet SPANJËS: Nuk kemi çfarë humbim, ky lojtar është i dëmtuar

Ekipi Kombëtar U-21 i drejtuar nga Alban Bushi do të luajë të mërkurën në “Selman Stërmasi” ndaj Spanjës në orën 19:00. Në kuadër të kësaj ndeshje kanë dalë në deklaratë për shtyp trajneri Bushi dhe kapiteni Keidi Bare.

Bushi u shpreh entuziast edhe pse pranon se do të jetë disi e vështirë pasi përballë kanë Spanjën dhe se kuqezinjtë kanë probleme në mbrojtje.

“Ndaj Spanjës do të luajmë në sulm, do mundohemi ta vëmë në rrezik kundërshtarin edhe pse duhet të themi që është Spanja. Për mua ndeshja është e hapur dhe besoj se kemi marrë masat e duhura për të bërë më të mirën në këtë takim. Kemi probleme me mbrojtësat. Kur themi do mbrohemi, do të mbrohemi edhe me sulmuesit edhe me mesfushorët. Për këtë arsye morëm me urgjencë dhe Tolën.

Do munohemi që ndaj Spanjës të veprojmë ashtu siç bërëm herën e kaluar, sulmin e shpejtë. Nuk kemi çfarë humbim, Spanja ka çfarë humb pasi i duhet edhe një pikë për të siguruar vendin e parë. Selmani është i dëmtuar dhe ka shkuar për të bërë një kontroll sot dhe me shumë mundësi nuk do mund të luajë”.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Trajneri Daja solidarizohet me viktimat, shmang deklaratën

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ “Epoka” Paqeuta fillon nesër, Gattuso përgatit surprizën e bukur

Delo.autor

“ASNJËHERË NUK VRAPUAR 21 KILOMETRA”/ Luiza Gega triumfon në Maratonën e Shkupit, më pak garues për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment