Futboll Seria A Sport

Ancelotti bën lëvizjen e parë, piketon mesfushorin argjentinas të Psg-së

Në këto ditë të nxehta të merkatos Ancelotti vjen me një ide të freskët për Napolin e tij. Siç raportojnë të përditshmet italiane, Javier Pastore ka përfunduar në objektivin e De Laurentis që synon të shtojë kualitetin e organikës së tij. Tashmë që marrëdhëniet e 28-vjeçarit argjentinas me klubin e Parisit projektohen gjithnjë e më shumë drejt fundit.

Ideja për të përfituar shërbimet e Pastores bëhet edhe më joshëse. Bëhet fjalë për kontaktet e para që po vendosen mes palëve, por me shifrën e duhur transferimi mund të mbyllej lehtësisht, mbi të gjitha për faktin se sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri i ri i të kaltërve, Ancelotti. Mesa duket pas 8 viteve “Il Flaco” mund t’i rikthehet Serisë A, këtë herë me fanellën e Napolit.

Në gjurmet e argjentinasit gjithsesi nuk janë vënë vetëm napoletanët pasi për ish lojtarin e Palermos interesohet edhe Interi sikundër edhe West Ham në Premier League që me probabilitet janë më të avantazhuarit në këtë tratativë. Gjithsesi, ndikim me peshë në vendimin që do të marrë lojtari mendohet të ketë tekniku Ancelotti, me të cilin sulmuesi ka punuar në të shkuarën duke ruajtur raporte shumë të mira.

Related posts

E BUJSHME/ Buzëqesh Ançeloti, Reali i Madridit arrin akordin me yllin gjerman të Premier Ligës

F.autor

BOMBARDIMI NË SERBI/ Matic shpjegon pse nuk kishte LULËKUQEN në fanellë

Isa.Autor

Gattusso i papërmbajtshëm, ofendon rëndë mbrojtësin serb të Romës (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment