Futboll Seria A Sport

Tomas Strakosha grindet me tifozët e Romës, pastaj iu kërkon falje (FOTO)

E gjitha fillon me disa deklarata të bëra nga Thomas Strakosha në mediat shqiptare: “Unë mund të shkoja te Roma, por falënderoj Perëndinë që zgjodha Lazion. Natyrisht, unë isha i ndikuar nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili me personalitetin e tij të godet dhe ndikon nga këndvështrimi psikologjik. Ai ka një zgjidhje për të gjitha situatat, me të cilat përballet Lazio”.

Deklarata në fjalë u mor me ironi nga shumë tifozë të Romës, duke përfshirë edhe ata të faqes në Instagram “ASRomaDaily”, të cilët raportonin citimin me një koment të tyre: “Ne, gjithashtu, falënderojmë Perëndinë që ke zgjedhur Lazion”. Ky postim mbërriti me “tag” edhe te portieri shqiptar, i cili nuk mendoi dy herë për të komentuar me një postim lakonik “26 Maj”, datën e fitores së Kupës së Italisë në derbin e vitit 2013, ndaj Romës.

Kjo përgjigje mori mijëra pëlqime nga tifozët bardhekaltër, por edhe mijëra komente negative nga ata verdhekuq. Në mënyrë që të evitonte keqkuptimet, Strakosha më në fund kërkoi falje në një nga postimet e tij në rrjetin social të popullarizuar: “Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe të mos bëj gabime si ky”.

Related posts

E FUNDIT/ Munir prezantohet te Sevilla, zbulohen detajet e kontratës

Delo.autor

ZBULON SE SI NDIHET TEK JUVENTUSI/ Federico Bernardeschi tregon: Për mua është stimul të luaj përkrah…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Chelsea tentoi të rikthejë ish-trajnerin pas shkarkimit të Lampard

Delo.autor

Leave a Comment