Futboll Sport

FITORE E MADHE E ZVICRËS/ Xhaka pranë kualifikimit në Kampionatin Europian (FOTO)

Zvicra rikthehet të besojë një biletë në eliminatoret e Kampionatin Europian 2020.

Zvicra e Granit Xhakës, Albian Ajetit e Adir Mehmedit ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme pasi mposhti me rezultatin 1-0 Gjeorgjinë.

Cedric Itten shënoi golin e vetëm të takimit dhe në këtë mënyrë Zvicra renditet në vendin e dytë në Grupin D me 14 pikë të grumbulluara. Të besuarit e Petkovic kanë dy pikë më shumë se rivali që pozicionohet i treti, Irlanda.

Zvicra kështu ka rritur gjasat për kualifikimin në Europian, pasi sfidën e fundit e luan me Gjibraltarin, kurse Irlanda përballet me Danimarkën.

Image

Related posts

MESSI DO RIKTHEHET TEK BARCELONA? Media spanjolle shuan “zërat” dhe zbulon se…

F.autor

RASHICA NUK MJAFTON/ Kosova i shkon afër historisë, por ndalet nga Ishujt Faroe (VIDEO)

Isa.Autor

Umtiti arrin marrëveshje me Unitedin

Q.Autor

Leave a Comment