Futboll La Liga Sport

“Tradhëtia” e Deco, Rijkaard: Barcelona nuk është një klub i madh!

Shumicën e sukseseve të tij në karrierë i ka të lidhura me Jose Mourinho, që e zbuloi dhe vlerësoi te Porto dhe më pas e deshi te Chelsea, por Deco ka qenë edhe një futbollist i Barcelonës. Në Katalonjë, trekuartisti brazilian i naturalizuar si portugez ka luajtur gjatë sezoneve 2004-2008, duke fituar një Champions League, në vitin 2006 në Paris kundër Arsenal, kur në pankinë ishte trajneri Frank Rijkaard.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Papo Cabeça, Deco ka kujtuar një episod të famshëm që lidhet pikërisht me epokën e Rijkaard, kur vitrina e trofeve ndërkombëtare të Barcelonës ishte ende e varfër dhe klubet e mëdha ishin të tjerë…

“Kujtoj një frazë që një ditë Rijkaard i tha Laportas dhe që nuk besoj se u bë publike, një frazë direkte dhe shumë të ashpër… ‘Barcelona nuk është një klub i madh…’. ‘Si jo?’ u përgjigj presidenti. ‘Jo, klubet e mëdhenj janë Milan, Real Madrid, Liverpool, … klube që kanë fituar nga 5 Kupa të Kampioneve… Barcelona ka fituar vetëm një, si mund të përkufizohet si një klub i madh?’, ishte replika e trajnerit”.

“Kishte të drejtë, Barcelona është konsideruar gjithmonë një klub i madh, por historia në të kaluarën ka treguar tjetër gjë. Futbollistët e mëdhenj kanë qenë gjithmonë, por nuk kanë mundur kurrë që të formojnë një grup. Sot, të fitosh Ligën dhe Kupën konsiderohet si diçka e vogël, por në të kaluarën edhe fitimi i Kupës së Mbretit shihej si një triumf…”, vijoi Deco.

Related posts

PSG I BËN OFERTË ZYRTARE/ Chelsea “thur ëndrra” për mesfushorin…

Delo.autor

SKENARI I “ÇMENDUR”/ UEFA shpik formatin e ri për Champions Leaguen

Delo.autor

FORMULA E KUALIFIKIMIT PËR NË BOTËROR/ Ja shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë nëpërmjet Ligës së Kombeve

Delo.autor

Leave a Comment