Futboll Sport

Pasimi i jashtëzakonshëm i yllit të Realit në miqësoren Spanjë-Zvicër (VIDEO)

Zvicra arriti ta ndalte sërish Spanjën në një miqësore të zhvilluar mbrëmjen e kaluar dhe të mbyll në barazim 1-1.

Spanjollët shënuan të parët me Odriozola, ndërsa Zvicra barazoi me Rodriguez, mbrojtësin e Milanit.

Spanja ishte pranë fitores në minutën e 82, ku pas një aksioni fantastik dhe një pasimi të jashtëzakonshëm të Lucas Vasquez, Rodrigo i Valencias gaboi përballë portierit.

Lojtari i Realit të Madridit realizoi një pasim me të vërtetë të jashtëzakonshëm, i cili ja vlen të rishihet disa herë. Ndoshta do të kishte marrë vlera të tjera nëse Rodrigo do kishte finalizuar me sukses.

 

Related posts

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ndizet sfida, korçarët shënojnë me Dejvi Bregun

Delo.autor

“Më mungon t’i mbath këpucët e futbollit dhe të luaj”

Q.Autor

PAS KRITIKAVE PËR PUTHJEN ME FUTBOLLISTEN/ Jep dorëheqjen presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit

F.autor

Leave a Comment