Futboll Seria A Sport

Napoli arrin marrëveshjen 25 mln € për portierin gjerman

Raportet në Spanjë insistojnë se Napoli ka arritur marrëveshjen 25 mln euro për portierin e Bayer Leverkusen Bernd Leno dhe preferon atë në vend të Rui Patricio.

Me kontratën e Pepe Reina që ka përfunduar këtë muaj dhe transferimin e tij te Milan që është konfirmuar, Partenopei kanë qenë në kërkim të një gardiani.

Javën e kaluar, dukej sikur do të ishte Rui patricio ai që do të trashëgonte dorezat e Reina, sidomos pasi prishi kontratën me Sporting pas trazirave në klub.

Gjithsesi, Sport.es pretendon se trajneri i ri i Napolit Carlo Ancelotti ka preferuar gjermanin Leno në vend të Patricio dhe klubi tashmë duket se ka arritur marrëveshjen.

Bayer Leverkusen do të fitojë 25 milionë euro për portierin, i cili nga ana e tij ka arritur marrëveshjen që javën e kaluar me klubin italian.

Related posts

LIVE/ Partizani-Tirana, Nis pjesa e dytë e derbit kryeqytetas

Delo.autor

LA LIGA/ Valencia blen përfundimisht Kondogbianë

Sadik.Autor

Jose Mourinho feston finalen duke sulmuar kritikët…

Sadik.Autor

Leave a Comment