Futboll Premier League Sport

U kthye në Kili për pushime, por Manuel Pellegrini përjetoi diçka të frikshme

Grabitësit i’u kërkuan gjithçka me vlerë dhe u larguan me një çantë e cila mendohet si i përkiste  bashkëshortes së Pellegrini-t. Tekniku i njohur kilian tentoi të qetësonte kriminelët, edhe pse ishte nën kërcënimin e armëve.

Policia reagoi menjëherë dhe u vu në ndjekje të personave të armatosur. Këta të fundit në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit, qëlluan dy herë me armë në drejtim të policisë dhe gjithashtu hodhën thumba në rrugë për të çarë gomat e makinave të uniformave blu.

Keqbërësit lëviznin me një automjet tip “Porche Cayane”, i cili ishte vjedhur dhe sipas hetuesve do të përdorej edhe për grabitje të tjera. Automjeti i gjet i braktisur në periferi të kryeqytetit. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa policia po punon që të vërë në pranga autorit e kësaj vepre penale. Trajneri i “Çekikçëve”, reagoi nëpërmjet profilit të tij në Twitter, ku falënderoi policinë e Santiagos për reagimin shpejtë dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar grabitësit.

Related posts

TENSIONE TEK PSG/ Mbappe i prerë me Al-Khelaïfi: Dua të LARGOHEM drejt…

F.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mbrojtësi Hysaj: Ne shkojmë për 6 pikë, duhet të besojmë te vetja jonë. Kemi analizuar…

Delo.autor

Totti si Ronaldo, Roma i bën bust ish-kapitenit të përjetshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment