Futboll Premier League Sport

Preferon stilin e SARRIT mbi CONTE e MOU/ Hazard paralajmëron edhe RIVALËT

Ylli belg i Chelseas, Eden Hazard beson se strategjia taktike e trajnerit të ri të Bluve, Maurizio Sarri i shkon atij më për shtat se ajo e dy trajnerëve të mëparshëm të ekipit të “Stamford Brdige”. Futbollisti i përfaqësueses belge që ka realizuar më shumë driblime se çdo futbollist tjetër në këtë sezon, 14, ka pranuar se preferon të luajë në sistemin dhe stilin e Sarrit, më shumë se në atë t ëish-teknikëve, Conte e Mourinho. Hazard ka qenë në qendër të suksesit të Chelseas në dy titujt e fundit të fituar në Premier League, nën drejtimin e Antonio Conte dhe Jose Mourinho, sikurse dhe në ngritjen e trofeve të FA Cup dhe Europa League.

“Mua më pëlqen të kem topin, jo në gjysmëfushën time, por në ato 30 metrat e fundit. Më pëlqen ky tip loje, është krejtësisht ndryshe nga ai i Conte dhe Mourinho. Sikurse them, ne kemi më shumë zotërim të topit, kështu që për mua nuk është keq”, deklaroi Hazard, i cili paralajmëroi gjithashtu rivalët e Chelseas për titullin kampion në Premier League: “Sigurisht në fund duam të konkurojmë për tre vendet e para. Ne duam të jemi kampionët në fund, ndonëse e dimë se do të jetë e vështirë për shkak se Manchester City, Liverpool dhe Tottenham janë shumë të fortë. Ndaj do të shohim në fund, por duam të jemi në krye. Mund të përmirësohemi, kemi vetëbesimi”.

Related posts

FORMACIONI I MINUTAVE/ Ja cilët lojtarë janë aktivizuar më shumë në Superiore…

Delo.autor

Kupa e Italisë/ Hysaj mposhtet nga Berisha, Atalanta fitore historike ndaj Napolit

Q.Autor

Historia rënqethëse, si i shpëtoi Kristian Panuçi vdekjes në avion

Sadik.Autor

Leave a Comment