Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Benzema: Goli ndaj Liverpool nuk ishte fat

Real Madrid zhbllokoi rezultatin ndaj Liverpool në finalen e Champions League nëpërmjet një goli të çuditshëm, me Loris Karius që ka hedhur topin te këmbët e Karim Benzema duke e parë i pashpresë sesi shkonte në rrjetë.

Gjithsesi, sulmuesi francez është shprehur se goli nuk ishte thjesht çështje fati dhe ka shpjeguar se ai duhet të punonte shumë për të qenë në pozicionin e duhur.

“Jo, nuk mendoj se ishte fat,” shprehet ai gjatë një interviste për televizionin e Kuvajtit.

“Duhet të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur.

“Nuk besoj në fat, është gjithmonë punë dhe vetëm punë.

“Mund të ketë qenë një gol i thjeshtë, por duhet të jesh aty për ta shënuar.”

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Southampton dhe rimerr kreun e Premier

Delo.autor

Ku përfundon Cristiano Ronaldo pas largimit nga Reali? Zbuloni katër mundësitë…

Sadik.Autor

“TOKIO 2020″/ U infektua dy herë me COVID-19, notari britanik fiton medaljen e artë

Delo.autor

Leave a Comment