Futboll Sport

SA VLEN NJË FUTBOLLIST? Neymar kryeson me 229 milionë euro, ja ku renditet CR7…

Sa vlen realisht një futbollist? Kësaj pyetje ka kërkuar t’i japë një përgjigje “Kpmg football Benchmark” që ka në dispozicion një bazë të dhënash për mbi 4700 futbollistë të 11 kampionateve kryesore të botës. Vlerësimi bëhet mbi bazën e disa parametrave që marrin parasysh numrin e ndeshjeve të luajtura, golat, asistet, kartonët e marrë dhe sukseseve të arritura me klubin. Dhe mbi bazën e statistikave të tjera si mosha, pozicioni në fushën e lojës dhe vitet në kontratë.

Në bazë të vlerësimeve të bëra nga “Kpmg”, lojtari që vlen më shumë se të gjithë është Neymar. Ylli brazilian i Paris Saint-Germain vlen plot 229 milionë euro, më shumë se 222 milionët e paguar nga klubi francez për ta marrë nga Barcelona.

PSG dominon në këtë renditje të veçantë. Në fakt, në vendin e dytë mbrapa krahëve të shokut të ekipit dhe repartit është Kylian Mbappe. Kampioni i botës ka ngjitur shkallët e klasifikimit të lojtarëve me vlerën më të lartë dhe ka një vlerë 215 milionë euro.

Podiumin e mbyll Lionel Messi, i cili mban vendin e tretë me një vlerë 203 milionë euro. 10 vendet e para kompletohen nga Salah, Kane, Hazard, De Bruyne, Griezmann, Pogba dhe Coutinho.

Cristiano Ronaldo mund të ngushëllohet me vendin e parë që mban mes futbollistëve me vlerën më të lartë që luajnë në Serinë A. Portugezi, në fakt, kryeson me një vlerë 107 milionë euro. Pas tij vijnë Dybala dhe Icardi, të dy me një vlerësim 90 mln euro.

Ndërkohë, lojtari që ka pësuar rritjen më të lartë të vlerës në katër muajt e parë të këtij sezoni është anglezi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Nga 1 shtatori e deri më sot, vlera e tij është rritur me 28,2 milionë euro. Tani sulmuesi i ri, që gjermanët e kanë blerë nga Manchester City më 31 gushtin e 2017-ës për rreth 8 milionë sterlina, vlen 46 milionë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ CAGLIARIT/ Gattuso: Duhet të thyejmë fatin e keq, nga ai pres më shumë

Delo.autor

“NUK JAM NJË TRAJNER I MIRË”/ Legjenda Van Basten: Më mungoi ky tipar

Delo.autor

Zbulohet prapaskena, Emery dyshonte se Lucas Moura ishte “spiuni” i PSG

Q.Autor

Leave a Comment