Formula 1 Sport

MotoGP/ Vinales sheh vështirësi dhe i ankohet skuderisë Yamaha

Vendi i tetë në Çmimin e Madh të Italisë lë shije të hidhur te Maverick Vinales. I nisur nga linja e parë, në vendin e tretë, numri 25 i Yamaha-s, në fund të garës hoqi një barrë të rëndë duke i treguar skuderisë së tij gomat. Asnjë fjalë për shokun e tij të skuadrës, Valentino Rossi, i cili e mbylli në vendin e tretë, por spanjolli i kërkon skuadrës që të kujdeset më tepër për motorin e tij.

“Jam shumë i zhgënjyer, ndërtuam një fundjavë të mirë, edhe ekipi punoi mirë, por pas garës pash që motori nuk shkoi mirë. Mbi të gjitha nuk kam pasur fërkim, kështu që është mjaft e vështirë që të drejtoj kështu. Kam rrezikuar që të rrëzohesha disa herë. Ka qenë garë e vështirë. Për këtë kërkoj që të punohet më shumë nga Yamaha për sa i përket pjesës sime, sepse motori im nuk punonte gjatë garës”.

E megjithatë “jam i lumtur që, përkundër gjithçkaje, pothuajse kam arritur që të jem në podium. Kam nxituar shumë dhe kam konsumuar gomat, por në fund nuk munda që të arrija në krye. Por, sidoqoftë duhet të punojmë. Botërori nuk është larg, por të kërkosh fitoren kështu është e pamundur”, ka deklaruar për telekamerat e MotoGP Vinales.

Related posts

“HUMBËM 2 PIKË NDAJ KAZAKISTANIT”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Ja çfarë i mungoi Kombëtares

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi: Xhixha kërcënon me kokë bardheblutë, Lika bën heroin (VIDEO)

Isa.Autor

MUNDI KUKËSIN/ Gega: Ndjemë lodhjen, Hebaj dhe Çinari duhet të shtynin më shumë

Isa.Autor

Leave a Comment