Futboll Sport

RUSI 2018/ 73% e tifozëve francezë e duan jashtë formacionit yllin e ekipit

Paul Pogba rrezikon seriozisht vendin e titullarit në Kupën e Botës.

Lojtari i Manchester United e nisi nga minuta e parë të premten në fitoren 3-1 të Francës ndaj Italisë, por edhe në pozicionin e tij të preferuar në një mesfushë me tre ai nuk arriti të impresiononte në prag të Kupës së Botës.

Tifozëve francezë u ka ardhur në majë të hundës paraqitja e paqëndrueshme e Pogba dhe trajneri Didier Deschamps ka dyshimet e tij nëse duhet t’ia besojë atij çelësat e mesfushës apo jo.

Gjatë ndeshjes me Italinë pasimet e tij ishin të gabuar gjatë gjithë ndeshjes dhe një nga goditjet nga distanca gati sa nuk doli në rivënie anësore.

Pogba është fërshëllyer nga tifozët francezë në Nisë kur u zëvendësua nga Steven N’Zonzi në minutën e 87’.

Deschamps insiston se nuk e ka humbur besimin te ylli i United, por është shprehur se ai duhet ta rrisë rendimentin pasi ai dhe i gjithë populli francez pret shumë prej tij.

Related posts

JUVENTUS-LAZIO/ “Bardhezinjtë” kërkojnë me çdo kusht fitoren për të vazhduar luftën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TALENTI KOPJON MESSIN/ Nga zona në zonë, gol “fantastik” për Feyenoord (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Messi qëndron në Barcelonë, gati kontrata e re që do ta mbajë përgjithmonë “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

Leave a Comment