Sport Të tjera

Roland Garros, Nadal arrin kuotën 900, në çerekfinale sfidon Schwartzman

Rafael Nadal vijon pa asnjë problem rrugëtimin e tij drejt titullit të 11-të në Roland Garros. Numri 1 i botës u kualifikua në fazën çerekfinale të grand-slamit të dytë të vitit pasi në raundin e 1/8-ave mposhti pa shumë vështirësi 3-0 me sete me shifrat 6-3 6-2 7-6, gjermanin Maximilian Marterer i cili pozicionohet i 70-ti në botë.

Kjo ishte fitorja e 900 në karrierë për  Rafën dhe tashmë vetëm 4 tenistë kanë fituar më shumë ndeshje se spanjolli.Në çerekfinalet e Roland Garros ku arrin për herë të 12-të Nadal do të sfidojë argjentinasin Diego Schwartzman i cili nga ana e tij eliminoi pas një ndeshjeje spektakolare në set final afrikano-jugorin Kevin Anderson.

Related posts

“EFEKTI RONALDO”/ Pritjes po i vjen fundi, Gazzetta i bën surprizën e parë PORTUGEZIT

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Bomberi Lewandowski: “Play off”-i kalon nga… Shqipëria

Delo.autor

E BUJSHME/ Bayern Munich përgatit ofertën për talentin. Paratë vijnë nga shitja e Thiago Alcantara

Delo.autor

Leave a Comment