Futboll Sport

Botërori 2018/ Njihuni me “pleqtë” që do të thyejnë rekord

Ju jeni vetëm aq i vjetër sa ju mendoni. Kushdo që do të fitojë Kupën e Botës 2018 do të ketë nevojë për një përzierje të shëndetshme të të rinjve dhe përvojës. Sigurisht, kjo e fundit do të shfaqet kur të fillojë gjithçka javën e ardhshme.

Ju dëshironi që djemtë që do të jenë atje, të cilët do të kenë fanellën veshur, të kenë parë Botërorin kur televizorët ishin të gjithë bardhezi. Brigada e të moshuarve do të zbresë në Rusi, prandaj shpresojmë që këto stadiume miliona dollarësh të kenë ashensorë që ata të kenë akses të lehtë për të shkuar në banjë.

Dakord, ndoshta po e ekzagjerojmë këtu. Këta atletë kanë mbajtur veten në formë dhe kanë qenë në krye të ndeshjeve përgjatë 20 viteve të fundit. Në fakt, është një prej tyre që natyrisht do të vendosë një rekord të pabesueshëm…

Essam El-Hadary, 45 vjeç dhe katër muaj, 157 ndeshje me Egjiptin.

Dyzetë e pesë? Po, kjo është e saktë. Essam El-Hadary është njeriu që koha e ka harruar. Ai është Benjamin Button i portierëve dhe është drejt rrugës për të thyer rekordin e mëparshëm i të qenit “lojtari më i moshuar që do të luajë në një Kupa Bote”.

E pabesueshme, ky rekord është vendosur në turneun e shkuar nga kolumbiani 43-vjeçar, Faryd Mondragon. Një pijanec i thjeshtë në krahasim me El-Hadary. Ai nisi karrierën e tij 25 vite më parë në Damietta të Egjiptit, ku ka luajtur mbi 400 ndeshje me fanellën e Al Ahly në Kairo. Aktualisht luan për Al-Taawoun në Arabinë Saudite dhe ka shënuar një nga golat më të bukur që është realizuar ndonjëherë.

Rafa Marquez, 39 vjeç dhe katër muaj, 143 ndeshje me Meksikën.

Para se Gerard Pique të bëhej guri i palëvizshëm në prapavijën e Barcelona-s, në vendin e tij ishte Rafa Marquez: Një ekspert bastard që ishte kaq i ashpër, sa Sergio Ramos nuk do të merrte mundimin që të mbulonte atë.

Marquez festoi ditëlindjen e tij të 39 në nisjte të vitit 2018 dhe natyrisht që do të prezantojë Meksikën këtë vit në Kupën e Botës. Ai e nisi karrierën e tij në Guadalahara te klubi Atlas, ku mbylli edhe këtë sezon atje. Pas Rusisë, Marquez  do të tërhiqet nga futbolli.

Sergei Ignashevic, 38 vjeç dhe 11 muaj, 121 ndeshje me Rusinë

Ignashevic është këtu vetëm nga pamja e tij e dhëmbëve… më falni. Ruslan Kambalov vuajti një dëmtim muajin e fundit, duke bërë që qendërmbrojtësi, i cili mbush 39 vjeç muajin tjetër, të dalë jashtë pensionimit ndërkombëtar pasi ka kaluar 14 vite te CSKA e Moskës.

Kur Russia zbuloi skuadrën e Kupës së Botës të dielën, veterani bëri dallimin. Edhe pse nuk ka të ngjarë që ai mund të nisë një ndeshje si titullar, është e bukur që është profesionist dhe që do të marrë pjesë në kompeticionin më të madh të futbollit.

Tim Cahill, 38 vjeç dhe gjashtë muaj, 105 ndeshje me Australinë.

Ai ka qenë finalist i FA Cup me Millwall dhe Everton, dhe Cahill patjetër që la shenjë në futbollin anglez. Socceroo ka edhe 50 gola në emrin e tij në karrierën ndërkombëtare, kështu që rikthimi i tij është normal.

Ai gjithashtu do të shfaqet për herë të katërt në Kupën e Botës duke kërkuar që të çojë Australinë jashtë fazës së grupeve. Sidoqoftë, dikush mendon se jo pak ngatërrime me topin mund të ndihmojnë kombin e tij të gjejë një mënyrë për të kaluar Francën, ndërsa ndeshjet kundër Perusë dhe Danimarkës do të kërkojnë një “grup të fortë udhëheqësish” për t’i arritur fitoret.

Jose de Jesus Corona, 37 vjeç dhe pesë muaj, 52 ndeshje me Meksikën

Duhet që të kishte kuptimin me Guillero Ochoa, Jose Corona-s i është dashur që të tregohej i duruar për t’i dhënë një mundësi në ekipin e parë. Sidoqoftë, ai është pjesë e Meksikës në listën e 23 lojtarëve të thirrur në Rusi. Ai ka mbi 500 ndeshje në kampionatin meksikan, ku ai ka shpenzuar të gjithë karrierën. Corona është gjithashtu një mbajtës i medaljes së artë Olimpike, ku ai ishte një nga më të moshuarit që prezantonin Meksikën në turneun U-23 që u zhvillua në vitin 2012 në Londër. Ai fitoi eksperiencën e të qenit më i vjetri, nëse jo më i mençuri…

Related posts

MOVIOLA E SUPERIORES/ Vendime me dy standarde, “drejtësia” e VAR-it lëkundet frikshëm

Delo.autor

“PËRPLASJE” PËR MILIONAT/ Guardiola thumbon United. Mediat “masakrojnë” Chelsea-n

F.autor

ÇMENDURIA/ MOURINHO vazhdon të kërkojë mbrojtës, ja oferta marramendëse për të PANJOHURIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment