Futboll Sport

“Gjueti” në Kosovë, Tirana piketon “Luka Modriçin” 16-vjeçar

Arlind Shabani është kosovari i radhës që është vendosur në “radarët” e Tiranës. Përgjegjësit e merkatos e kanë vëzhguar në disa ndeshje talentin 16-vjeçar që është pjesë e KEK-ut. Ai konsiderohet si Luka Modriç, jo vetëm prej ngjashmërisë fizike, por edhe cilësive. Mesfushori me tipare ofensive mund të jetë një alternativë për kryeqytetasit, megjithatë ende nuk mund të flitet për akord.

Kujtojmë që edhe dy mesfushorë të tjerë janë në planet e Tiranës, sikundër raportonin mediat kosovare, konkretisht kapiteni i Llapit, Hamdi Namani, si edhe 23- vjeçari i Gjilanit, Filonit Shaqiri. Tregu i Kosovës mund të kthehet në një “burim” merkatoje për bardheblutë. Kur dihet rregulli i të huajve, Tirana është e kushtëzuar që të kthejë vështrimin në këtë kampionat, por edhe Maqedoni.

Related posts

Koincidenca e pabesueshme e Marek Hamsik që vërteton se asgjë nuk ndodh rastësisht

Q.Autor

PIOLIT I BUZËQESH FATI/ Ibrahimoviç gati për sfidën me… Liverpulin

Delo.autor

VIDEO/ Reali ‘kundërpërgjigjet’ ndaj La Corunas, Nacho barazon shifrat

Q.Autor

Leave a Comment