Futboll Sport

Nga një lider në një problem, te Franca “shpërthen” çështja Pogba

Franca niset në Botërorin e këtij viti si një nga pretendentët kryesore për të fituar Kupën e Botës në Rusi. Kjo jo vetëm për historinë e jashtëzakonshme që kanë ‘blutë’, por edhe për talentet e mëdha që kanë në përfaqësuese në këtë vit. Por jo çdo gjë duket se shkon mirë te Franca. Së fundmi ka një ‘çështje Pogba’. Mesfushori është kritikuar shumë për paraqitjen e tij në miqësoren kundër Italisë.

Të gjithë e kanë ‘kryqëzuar’ futbollistin e Manchester United. Por edhe Pogba iu është përgjigjur kritikave duke thënë se ai është një lojtar i madh dhe se askush nuk mund të krahasohet me të. Duket se diçka po ‘zien’ te ‘gjelat’. ‘Fantazmat’ e vitit 2010 ku Franca dështoi totalisht në Botëror dhe grupi i kombëtares u përça duket se po shfaqen edhe në Rusi.

Pogba rrezikon stolin ndërsa harmonia në grup rrezikon që të prishet. Trajnerit Dechamps i mbetet të menaxhojë situatën dhe të mos lërë lojtarët të bien pre e situatave naive që mund të dëmtojnë kombëtatren në këtë Botëror.

 

Related posts

Gattuso: Pse Milan largohet me kokën lart nga Europa League

Q.Autor

ALARM PËR BOMBË/ Messi përjeton tmerrin në aeroport, fluturimi vonohet me dy orë

Delo.autor

KËRKOHEJ NGA CONTE/ Arsenal gati të “rrëmbejë” mbrojtësin francez…

Delo.autor

Leave a Comment