Futboll Seria A Sport

DISFATA E JUVENTUS NË CHAMPIONS/ Ronaldo reagon pas eliminimit, “thumba” trajnerit Sarri pas largimit!

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas eliminimit të Juventusit nga Champions League. Portugezi foli për fitimin e titullit kampion dhe rëndësinë e një klubi si Juventusi. Kryesorja? Asnjë fjalë për largimin e trajnerit Maurizio Sarrit nga skuadra torineze.

“Sezoni 2019-20 mbaroi për ne, shumë më vonë se zakonisht, por më herët se e prisnim. Tani është koha që të reflektojmë, koha të analizojmë uljet dhe ngritjet, pasi vetëm duke menduar në mënyrë kritike mund të përmirësohemi.

“Një klub i madh si Juventusi duhet të mendojë si më të mirët në botë, të punojë si më të mirët në botë, kështu që ne mund të thërrasim veten si një nga klubet më të mëdha në botë.

“Fituam Serinë A sërish në një vit të vështirë, ne duhet të jemi krenarë. Personalisht, të shënoja 37 gola për Juventusin dhe 11 për Portugalinë. Skuadra është ajo që më bën të kem ambicie më të madhe dhe të bëj më mirë vit pas viti. Tifozët presin më shumë prej nesh. Ne duhet të përmbushim pritshmëritë e tyre, ne duhet të qëndrojmë brenda këtyre pritshmërive të larta. Shpresoj që ky pushim të na bëjë mirë, të marrim vendimet e duhura për të ardhmen dhe të rikthehemi më të fortë. Shihemi së shpejti”, – shkruan Ronaldo.

Ai duket se thumbon ish-trajnerin Maurizio Sarri kur flet në lidhje me punën e bërë nga ai. Portugezi ka patur përplasje me teknikun italian, sidomos pas zëvendësimit të tij në disa ndeshje radhazi.

Related posts

“NE DO TË KËRKOJMË TË JAPIM MAKSIMUMIN”/ Neuer zbulon objektivin e Bayernit, portieri flet pa doreza

Delo.autor

Po spikat me Realin, Dani Ceballos pranë transferimit te Liverpool

Sadik.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Manchester City rrezikon përjashtimin nga…

Delo.autor

Leave a Comment