Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Buffon e paguan shpërthimin pas Real Madrid-Juventus: Ja sa e pezullon UEFA!

UEFA ka marrë në shqyrtim dhe ka thënë fjalën e saj për Gianluigi Buffonin, pas ngjarjeve që ndodhën në përfundim të çerekfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Juventus. Verdikti i Disiplinës është ky: tri ndeshje pezullim për ish-portierin e Juventusit.

Pra, Gigi Buffon do të duhet të mos luajë tri ndeshje europiane (në Champions), nëse vendos ta vazhdojë karrierën si futbollist, ndoshta te PSG, siç përflitet gjerësisht. Ky penalizim i tij vjen pas shpërthimit verbal të tij nga arbitrit anglez, Michael Oliver , i cili e ndëshkoi me karton të kuq në fushën e blertë.

Situata në fjalë lidhet me eliminimin e vonshëm, në kohën shtesë, të Juventusit nga Liga e Kampionëve, pas akordimit të një penalltie të diskutueshme në favor të “Los Blancos”, të cilën Ronaldo e ktheu në golin e kalimit në gjysmëfinale. 40-vjeçari e sulmoi ashpër kryesorin anglez, për të cilin tha se në vend të zemrës, duket se ka një kosh plehrash…

Related posts

E PABESUESHME/ Thyhet rekordi 106-vjeçar! Talenti brazilian shkruan historinë, bëhet futbollisti më i ri që…

F.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija e Tetovës nis arratinë në renditje, Shkupi ndalon ndaj Vardarit

Delo.autor

ASLLANI NUK SHIHET TITULLAR/ Inter kërkon edhe dy mesfushorë të tjerë pas Fratesi-t

F.autor

Leave a Comment