Futboll La Liga Sport

Gafa e Valencias, Real dhe Barça ”sherr” për talentin 18-vjeçar

Ndoshta emri i Jose Pascual Alba, është një emër që jo shumë e njohin, por ama duhet të dini që “lufta” për të siguruar shërbimet e tij është kaq e madhe në Spanjë. Dy gjigantët e La Liga-s janë futur prej kohësh në garë për të marrë shërbimet e 18-vjeçarit që është aktualisht në pronësi të Valencias. Klubi “Los Che”, kishte përgatitur gjithçka për t’a përfshirë talentin e ri në planet e reja për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, duket që një gabim thuajse qesharak ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në Mestalla.

Lojtarit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe do të jetë në gjendje që të zgjedhë me përfaqësuesit e tij një tjetër ekip. Ndërkohë që drejtuesit e Valencias mendon që kontrata i përfundonte në vitin 2019-të. Por, është krejt e kundërta. Ky gabim “qesharak”, ka bërë që madrilenët dhe katalanasit të paraqesin në tavolinë ofertat e tyre për të marrë shërbimet e të riut. Drejtuesit e klubit po punonin për rinovimin e marrëveshjes me mesfushorin gjatë vitit 2019-të, por tashmë po bëjnë çmos që të rregullojnë “gafën” dhe t’a mbajnë lojtarin në ekip.

Ata kontaktuan përfaqësuesit e 18-vjeçarit për të biseduar rreth rinovimit të kontratës dhe të gjenin gjuhën e përbashkët për të rregulluar situatën, pasi lojtari del i lirë në merkato. Këtë gjë, Valencia e ka të vështirë t’a pranojë, pasi nuk është e lehtë të humbasësh një talent kaq premtues për një gabim të tillë. Barcelona dhe Reali kanë gati kontratën afatgjatë me kushte të shkëlqyera për mesfushorin, nëse ky i fundit vendos që të largohet nga Mestalla. Pranë zyrave të ekipit kanë ardhur shumë oferta për Pascual, ndaj edhe Reali me Barçën nuk do të jenë të vetmit që do të “luftojnë” për të.

Related posts

“KOHA PËR TË SHKRUAR NJË TJETËR HISTORI ME INTER”/ Eriksen tregon admirimin për “zikaltërit” e 2010

Delo.autor

HISTORIA E PABESUESHME E FUTBOLLIT/ Mallkimi i trajnerit Guttmann

Isa.Autor

Hasan Lika nuk e sheh larg Europën, kërkon ruajtën e qetësisë nga ekipi

Sadik.Autor

Leave a Comment