Futboll Sport

Leroy Sane thyen heshtjen pas përjashtimit nga Gjermania

Një ditë pas përjashtimit nga Kupa e Botës, një zgjedhje që ka befasuar të gjithë opinionin sportiv, Leroy Sane ka thyer heshtjen nëpërmjet mediave sociale.

“Ju falënderoj për të gjitha mesazhet dje dhe sot,” shkruan ai në Instagram.

“Padyshim që jam i zhgënjyer, që nuk mund të jem pjesë e Kupës së Botës. Por më duhet ta pranoj këtë vendim të trajnerit dhe do të bëj çmos për t’u rikthyer më i fortë se më parë,” premton Sane.

22 vjeçari i Manchester City-t është lënë jashtë botërorit nga Low, bashkë me Bernd Leno, Jonathan Tah dhe Nils Petersen.

Sane nuk ka harruar t’i urojë fat shokëve të ekipit te Gjermania, duke i inkurajuar të mos kthehen pa titullin kampion.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ “Shpërthen” në festë “San Siro”, Tomori ndëshkon Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

I PAKËNAQUR ME FORMËN E REAL MADRID/ Perez gati 120 milionë euro për dy lojtarët e Serisë A…

Delo.autor

GJERMANËT AMBICIOZ/ Muyler: E kemi mendjen tek Liga e Kampionëve

Isa.Autor

Leave a Comment