Futboll Sport

Mancini krahason Verdin me David Silva

Trajneri i Italisë Roberto Mancini ka krahasuar sulmuesin Simone Verdi me David Silva-n.

Ishte Mancini ai që bleu Silva-n te City në 2010 dhe që prej atij momenti spanjolli është kthyer në idhullin e tifozerisë.

Verdi, 25 vjeç, luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me Italinë gjatë barazimit 1-1 ndaj Holandës, dhe Mancini beson se sulmuesi anësor mund të mësonte nga Silva.

“Verdi ka nevojë të rritet. Nuk është e lehtë në këtë nivel, por ai ka aftësi të mira teknike,” shprehet Mancio.

“Kur isha te City, nënshkrova me Silva-n dhe ai fiks si Verdi, shumë ofensiv.

“Më pas fillova ta pozicionoja në një vend më të tërhequr dhe në fillim kishte disa probleme, ndërsa tani ka shpërthyer.”

Verdi ka luajtur dy sezonet e fundit te Bologna, por aktualisht pritet t’i bashkohet Napolit.

Related posts

Eksperti jep parashikimet: Skedina e mbrëmjes që mund t’iu bëjë me para

Delo.autor

“E SHKATËRROVE KËTË LOJË O DIOT M*TI”/ Rivali i Djokovic nuk përmbahet pas humbjes dhe sulmon arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

UEFA BEFASON me lojtarin më të mirë të javës në “Europa League”

Sadik.Autor

Leave a Comment