Futboll La Liga Sport

Atletico Madrid shfaq interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain

Atletico Madrid ka zhvilluar një takim me agjentin e sulmuesit të Paris Saint-Germain Edison Cavani për një transferim të mundshëm, raportohet në Spanjë.

El Mundo Deportivo thotë se sulmuesi uruguaian është objektivi kryesor i Los Rojiblancos, nëse Antoine Griezmann do të vendoste të largohej nga klubi këtë verë.

Diego Simeone raportohet se ka pasur telefonata të gjata me Cavani, i cili ka shprehur dëshirën për të luajtur përkrah bashkëkombësve Godin dhe Gimenez.

Takimi mes agjentit të 31-vjeçarit dhe Atleti-t raportohet se ka ndodhur në Madrid disa javë më parë, por nëse Griezmann vendos të qëndrojë, atëherë një transferim i tillë do të ishte i pamundur.

Kontrata aktuale e Cavani-t me PSG përfundon në qershor të 2020.

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana, Nis dueli ekstrem në Kurbin

Delo.autor

Leicester godet në merkato, merr mbrojtësin e Portugalisë

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Ja sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë nga mbështetje financiare për futbollistët e moshës 16-21 vjeç

F.autor

Leave a Comment