Futboll Premier League

Kalimi tek Barça, Coutinho kërkon garanci nga Liverpooli

Philippe Coutinho ka vendosur të nënshkruajë me Barcelonën.

Ky është lajmi i bujshëm në ballinën e Sunday Mirror, mediumit anglez që thekson se mesfushori brazilian i ka kërkuar klubit ta garantojë se do ta lejojë të largohet nga “Anfield” pa probleme gjatë afatit kalimtar veror dhe kështu t’i shmangë paqartësitë rreth të ardhshmes së tij, transmeton Express.

Ylli i pa kontestuar i Liverpoolit dëshiron të arrijë marrëveshje me pronarët që të sigurohet se do të mund t’i bashkohet Barcelonës sezonin e ardhshëm, gjë që po ashtu do t’i jepte klubit anglez kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Në çdo rast, gjithmonë sipas Sunday Mirror, largimi i Coutinhos në afatin kalimtar të janarit pritet të shtyhet për në verë.

Related posts

“NJË ITALI SULMUESE”/ Flet Mançini: Ja për çfarë lojtarësh kam nevojë

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Hoxhallari prek topin me dorë. Kurbinasve iu mohohet një penallti

Delo.autor

Alex Sandro FRIKËSON JUVEN, shfaq dëshirën për të luajtur në…

Isa.Autor

Leave a Comment