Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Laçi, Hoxhallari prek topin me dorë. Kurbinasve iu mohohet një penallti

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Laçit.  Të dyja skuadrat e kanë objektiv fitimin e këtij trofeu, pasi është rruga më e shkurtër për një vend në Europë.
Si Tirana ashtu edhe Laçi vijnë në këtë përballje pas barazimeve në kampionat. Ndërkohë për sa i përket Kupës, skuadra e Memës eliminoi në raundin paraardhës Flamurtarit, ndërsa kurbinasit Bylisin.

Sfida luhet me dyer të mbyllura, pra pa tifozë. Komisioni i Disiplinës ka mbyllur stadiumin për sjelljen e keqe të tifozëve në Kupën e Shqipërisë

LIVE| TIRANA-LAÇI 0-0

23′ Regjistrohet goditja e parë në portë. Maveje merr një top nga Kërçiku, gjuan me të majtën, topi ndalet nga portieri Selmani.

19′ Tirana merr lojën në kontroll! Kërçiku harkon një top të rrezikshëm në zonë për Ngo, por largon gjithçka Fangaj.

12′ Kërçiku provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet dhe përfundon në këndore.

10′ Ngo nuk tregohet i vëmendshëm brenda zonës, pas një rrëmuje në zonë, sulmuesi gjendet në një situatë të favorshme, por nuk arrin të përfitojë.

8′ Goditje dënimi për Laçin, kurbinasit provojnë të surprizojnë me një skemë, por kupton gjithçka portieri Abibi.

3′ Laçi fiton goditjen e parë nga këndi, pas një mosmarrveshje të Abibit me Hoxhallarin. Kurbinasit pretendojnë për prekje të topit me dorë brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”, laçianët luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

Bruno Telushi nuk duron dhe hidhet në kundërsulm

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Manchester United triumfon me “POKER”, Roma ndalet në barazim

Delo.autor

ANA TJETËR E KONTRATËS SË MESIT/ “Pleshti” largohet nga Barcelona me parametër zero vetëm me dy kushte

Delo.autor

Leave a Comment