Futboll Sport

Jo vetëm Skënderbeu, ja klubet “non grata” në Europë

Nuk është vetëm Skënderbeu klubi që sipas vendimit të UEFA-s s’duhet të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Qeveria e futbollit europian, në bashkëpunim me federatat e shtatë shteteve në Europë, ka marrë vendime drastike për skuadra me probleme financiare dhe të përfshira në manipulime ndeshjesh. “Panorama Sport” zbardh precedentët në Europë, pikërisht të skuadrave që nuk lejohen të marrin pjesë.

SHQIPËRI – Në mars të vitit 2018, Skënderbeut të Korçës iu dha një pezullim 10- vjeçar nga garat e UEFA-s për fiksimin e ndeshjeve. Ata e mbaruan sezonin si kampionë të Superiores dhe fitues të Kupës, por Kukësi, si i dytë në renditje, do të hyjnë në Ligën e Kampioneve 2018-19 UEFA, në vend të pjesëmarrjes në Ligën e Europës. Si rezultat i kësaj, pjesëmarrja në raundin e parë të Ligës së Europës i është dhënë Partizanit, skuadrës së pestë në renditjen e Superiores.


ARMENI
 – Shirak, skuadra e renditur e katërta në Premier Ligën armene në sezonin 2017-18, u penalizua nga Federata e Futbollit të Armenisë për fiksim ndeshje. Nëse ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat europiane, në pritje të ndonjë procedure disiplinore nga UEFA, ata do të zëvendësohen nga Pyunik, ekipi i renditur i pesti.

Related posts

GJYQTARI PA VAR/ Arturo Vidal ndëshkon Leganes me një gol të dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Rei Manaj drejt rikthimit në Serinë A, zbulohet ekipi ku mund të transferohet sulmuesi i Kombëtares

Delo.autor

Arsenali fiton bindshëm ndaj Everton, Aubameyang debuton me supergol

Q.Autor

Leave a Comment