Futboll Sport

Skënderbeu “biznes” me kartonin e Gavazaj, futbollisti synon ekip serioz

Futbollisti i shumëkërkuar i Skënderbeut Enis Gavazaj gati ka pranuar largimin nga kampionët e Shqipërisë. Mesfushori i majtë ka dalë në konferencën e djeshme për shtyp për herë të parë për sezonin e ri, por që mund të jetë i fundit për 23-vjeçarin nga Prizreni.

Gavazaj ka theksuar se çështja e gjetjes së një ekipi të ri mbetet në duart e drejtuesve bardhekuq. Për shërbimet e tij interesohen klube të njohura si Sturm Graz, Akhmet Grozny dhe Hajduk Spliti.

Vetë futbollisti nuk ka përmendur preferenca të veçanta nga klubet pretendente për kartonin e tij, por synon vetëm një ligë kompetitive dhe të fortë ku të promovohet si futbollist. Kalimi i tij jashtë Shqipërisë do të pranohet për çmimin 600 mijë €, por në rast miratimi mes palëve mund të arrihet dhe një favorizim në zbritje për klientët e interesuar.

Gavazaj luan me Skënderbeun prej dy sezonesh duke fituar dhe titullin kampion në edicionin e kaluar.

Related posts

PEZULLUAN MEHMETIN/ Dinamo City pret Ilir Dajën, akord total prej kohësh

F.autor

Stadiumi i ri një miliardësh i Chelseat rrezikon të mos ndërtohet, mbahet peng nga shtëpia e një familjeje (FOTO)

Q.Autor

DRITHËROI BARÇËN DHE BEOGRADIN/ Presidenti Meta dekoron Flamurtarin e lavdishëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment