Futboll Sport

Shkëndija e Tetovës dhurata Superiores, Flamurtari buzëqesh!

Shkëndija e Tetovës ende nuk ka rinovuar me disa prej lojtarëve që dhanë kontributin e tyre për të fituar titullin kampion, madje pritet që mos të ketë marrëveshja të reja. Së fundmi, një nga lojtarët që e ka mbyllur bashkëpunimin me kuqezinjtë është Olsi Teqja, lojtari polivalent që verën e shkuar iu bashkua tetovarëve dhe firmosi një kontratë “1+1”. Por kaq, pasi mes tij dhe Shkëndijës është mbyllur gjithçka. Mes palëve nuk ka akord dhe tashmë Olsi Teqja mund të jetë një opsion për t’u rikthyer në Superiore. Futbollisti 29-vjeçar luajti në 16 ndeshje në kampionat me kuqezinjtë, ndërkohë që tanimë mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën. Për momentin po shijon pushimet.

CUCULI&ALIMI – I pari është i njohur në vendin tonë, pasi ka luajtur më parë me Partizanin. Ashtu si Teqja, edhe ai luan në disa pozicione në fushë: mbrojtës qendre, i majtë, por edhe si mesfushor qendror. Është përfolur shpesh për një rikthim të Cuculit në Superiore, ku ka shumë miq. Shpëtim Duro e donte vjet te Flamurtari, por nënshkroi kontratën e re me Shkëndijën. Momentalisht nuk ka nënshkruar ende rinovimin dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi është herët për të folur. Për Cuculin në janar pati një mundësi për të kaluar në Serie A te Benevento, por dështoi në momentet e fundit.

Armend Alimi është një tjetër futbollist i Shkëndijës së Tetovës, i cili është në fokusin e Flamurtarit. Mesfushori me tipare sulmuesi ka një karrierë të pasur, teksa ka luajtur edhe me Nk Istra në Kroaci, për t’iu bashkuar më pas Orebro në Suedi. Nea Salamis dhe Ermis Aradippou në Qipro kanë qenë destinacioni i radhës për Alimin, i cili në verën e vitit 2014 zgjodhi të kthehej në Maqedoni dhe të vishte fanellën e Shkëndijës. Vjet luajti në 33 ndeshje dhe arriti të shënojë shtatë gola në kampionat, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve. Ende nuk ka rinovuar.

Related posts

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ish- futbollisti i Kastriotit ndërron jetë gjatë një feste… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ “Liga e kampionëve”: Dominonon Liverpooli dhe Barcelona, por ende asnjë gol

Delo.autor

FORMULA 1/ Surpriza, Ferrari nis bisedimet me pilotin gjerman…

Delo.autor

Leave a Comment