Futboll La Liga Sport

Manuel Pellegrini: Te Reali më jepnin urdhër të fusja në, formacion disa lojtarë të caktuar pavarësisht rrethanave

Trajneri kilian Manuel Pellegrini ka folur rreth kohës sa ishte trajner i Real Madridit, duke zbuluar se ishte urdhëruar t’i fuste në formacion disa lojtarë të caktuar pavarësisht rrethanave.

Pellegrini, i cili së fundmi e mori drejtimin e klubit anglez West Ham United, e ka pranuar se temë kryesore diskutimi me hierarkinë e klubit ishte për lojtarët të cilët duhej gjithmonë të ishin titullar.

“Ndër diskutimet më të shpeshta që kisha me drejtuesit e Real Madridit ishte për performancen e lojtarëve”, tha Pellegrini për gazetën kiliane “El Mercurio”.

“Ata më thanë se disa lojtarë duhej të luanin gjithmonë pavarësisht rrethanave, por asnjëherë nuk kam bërë kompromis”, shtoi ai.

Pellegrini ishte trajner i Real Madridit në sezonin 2009/2010.

Related posts

Irina Shayk karikon kombëtaren ruse, publikon foto hot me flamur (FOTO)

Isa.Autor

Ajaxi përmbys Bredan, -7 nga PSV Eindhoven

Q.Autor

SFIDAT ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Roshi lë pas dëmtimin: Kam ardhur nga një dëmtim, ndihem…

Delo.autor

Leave a Comment