Futboll Sport

Futbolli mbi gjithçka, tifozët e Brazilit do të lejohen…

Tifozët e Brazilit do të lejohen ta nisin më vonë punën në mëngjes në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e skuadrës së tyre kombëtare në Kupën e Botës. Qeveria braziliane ka ndryshuar zyrtarisht orarin e punës për pjesëtarët e administratës përgjatë muajit që do të luhet Botërori rus.

Sipas vendimit të marrë, punonjësit mund të mos paraqiten në punë deri në orën 2 pas dreke me orën lokale të qyteteve të mëdha si Rio dhe Sao Paulo, sa herë që skuadra e drejtuar nga Tite do të luajë një ndeshje në Rusi që përkon me orët e paradites në Brazil. Ndërsa kur ndeshjet e Brazilit të përkojnë me orën e drekës në Amerikën e Jugut, ata do të jenë të lirë ta mbyllin zyrën e të largohen para orës 1 të drekës.

Brazili e nis aventurën ruse kundër Zvicrës, në Rostov, të dielën më 17 qershor ndërsa në Brazil do të jetë ora 3 pas dreke dhe kjo ndeshje nuk pritet të prekë shumë punonjës. Por kur Brazili të përballet me Kosta Rikën në Shën Pjetërburg më 22 qershor, puna do të nisë me vonesë, ndërsa për takimin e fundit në grup me Serbinë në Moskë, sërish do të ketë mbyllje të parakohëshme të shërbimeve publike.

Përgatitjet për Botërorin po vijnë drejt mbylljes për Seleçaon që luan të dielën miqësoren e fundit, kundër Austrisë në stadiumin “Ernst-Happel” të Vienës. Skuadra është dukur më në formë se kurrë në ndeshjen kundër Kroacisë pak ditë më parë, ndërsa edhe Neymar është drejt rikuperimit të plotë.

Ndërkohë, mesfushori Fred u bashkua me grupin të martën pasi ishte larguar për në Manchester për të realizuar vizitat mjekësore në kompleksin e klubit para se të nëshkruante në praninë e menaxherëve të tij Fabio Mello dhe Gilberto Silva kontratën me “Djajtë e Kuq” të Jose Mourinhos.

Related posts

PRITET TË GAROJË NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Rekordmenia e atletikës, Luiza Gega: Synoj kualifikimin në finale

Delo.autor

FITOI TITULLIN ME REAL MADRID/ Ylli Hazard: Ka qenë sezoni më i dobët i karrierës time

Delo.autor

Sadiku merr duartrokitjet e para nga tifozët e Levantes. Gjuan fort nga distanca dhe…

Q.Autor

Leave a Comment