Futboll Sport

Higuain për anulimin e miqësores kundër Izraelit: Vendim shumë i drejtë

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se Argjentina mori vendim të drejtë për të mos shkuar në Izrael për ta zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj këtij vendi në Jerusalem.

Argjentina e anuloi mbrëmë ndeshjen e fundit përgatitore para Botërorit kundër Izraelit, i cila ishte paraparë të luhej të shtunën, njoftuan zyrtarë të Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe vetë lojtarët.

Kjo ndeshje ka qenë subjekt i polemikave të mëdha në ditët e fundit sepse ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë.

Lojtarët dhe trajneri Jorge Sampaoli nuk ishin dashur të shkonin në Izrael, duke e detyruar Federatën ta anulojë ndeshjen.

“Vendim i drejtë për të mos shkuar në Izrael”, ka thënë Higuain për Clarin.

“Më në fund e bëmë gjen e duhur”, shtoi ai.

Related posts

KËRKON PËRFORCIMET XHEKO-LUKAKU/ Një Inter “gjigantësh”, merr formë strategjia e Antonio Contes

Delo.autor

MILAN RIKTHEHET NË STËRVITJE/ Ibrahimovic vjen në fundjavë, ja çfarë e pret

Delo.autor

PLAS TEK FIORENTINA/ U zyrtarizua një muaj më parë, rrezikohet divorci i parakohshëm me Gattuso-n

Delo.autor

Leave a Comment