Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus rrezikon pjesëmarrjen në Champions. Ja arsyeja…

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, peripecitë e skuadrës së Juventusit për të fituar zonën Champions nuk kanë mbaruar ende.

Edhe pse renditja ja lejon një vend për në Ligën e Kampionëve, Juvja mund të përballet me sanksionet e UEFA-s duke marrë parasysh që bardhezinjtë nuk kanë hequr ende dorë nga krijimi i Super Ligës. Juventusi mund të ndëshkohet me 1 ose 2 vite mospjesëmarrje në Champions.

Përkrah “Zonjës së Vjetër” renditen dhe Reali me Barcën të cilat mund të kenë të njëjtin fat. 9 klubet e tjera “të penduara” pranuan gjobën e UEFA-s e cila parashikonte 5% të fitimeve nga të ardhurat në Kupat e Europës, rreth 15 milionë euro.

Presidenti I UEFA-s, Aleksandër Ceferin mund të bëjë një lëvizje të fundit duke ditur dhe “mllefin” e tij me Anjelin, e cila nga një shoqëri e ngushtë përfundoi në armiqësi.

Related posts

“NUK GJETËN ASGJË ME VLERË PËR TË VJEDHUR”/ Media prestigjoze angleze tallet keq me ish-yllin e Arsenal (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARIZOHET TRAJNERI I RI/ Ja zëvendësuesi i Benitez për stolin tek Newcastle

Delo.autor

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Gjobiten Tirana, Dinamo, Partizani dhe Teuta. Dy klubeve të kryeqytetit i kërkohet dëmshpërblim për…

Delo.autor

Leave a Comment