Futboll Sport

Vladimir Putin: Ja kush e fiton Botërorin rus!!

Presidenti rus Valdimir Putin mendon se Spanja është skuadra me më shumë mundësi për të fituar Kupën e Botës që zhvillohet në vendin e tij. Në një intervistë për “China Media Group”, presidenti rusk a listuar si pretendente kryesore Argjentinën, Brazilin, Gjermaninë dhe Spanjën, por këta të fundit, sipas tij, janë më të avantazhuar.

“Ka shumë skuadra kandidate, si ato amerikano-jugore, veçanërisht Argjentina dhe Brazili”, tha presidenti rus. “Të gjithë e dimë gjithashtu se sa mirë luajti skuadra gjermane Botërorin e fundit dhe Spanja bën një futboll fantastik të cilësisë së lartë dhe me siguri është pak më lart se të tjerët. Do të ketë edhe pretendentë të tjerë dhe unë uroj që të fitojë më i miri”.

Ndërkohë, skuadra kombëtare ruse nuk është edhe aq në formë, pasi nuk ka arritur të fitojë asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit, diçka që nuk mund të kishte kaluar pa u vënë re në Kremlin. “Shpresoj që skuadra jonë të luajë mirë, të bëjë futboll interesant dhe me stil, por pa harruar që të luftojë deri në fund”, tha Putin. “Më duhet të pranoj se së fundmi, skuadra jonë nuk ka arritur ndonjë gjë të madhe”.

Por gjëja më e rëndësishme për presidentin rus, i cili në arenën ndërkombëtare politike nuk është se po kalon periudhën më të qetë që kur është në pushtet, është që turneu të shkojë mbarë. “Duam që të organizojmë sa më mirë të jetë e mundur Kupën e Botës, ta bëjmë një festë për miliona tifozë futbolli anembanë botës. Do të ishte arritja jonë më e madhe”, deklaroi ai.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Shtohen dhimbjet e kokës për Egbo, Batha lë fushën mes dhimbjeve (VIDEO)

Delo.autor

PËRSHËNDET ISH-SHOKUN E SKUADRËS OZIL ME SHQIPONJË/ Mbrojtësi Mustafi: Do të jesh gjithmonë “Mbreti i Asisteve”

Delo.autor

DEDIKIM PREKËS PËR ALLEGRIN/ Ja çfarë shkruan Ronaldo për trajnerin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment