Futboll Premier League

Wenger: Man City s’ka bërë ofertë për Sanchezin, duam t’i mbajmë yjet

Arsene Wenger ka thënë sot se Arsenali nuk ka marrë asnjë ofertë nga Manchester City për Alexis Sanchez, si dhe ka insistuar se klubi dëshiron ta mbajë atë dhe Mesut Ozilin.

Ylli kilian, i cili, njëjtë si Ozil, do të mbesë pa kontratë në fund të sezonit, është lidhur ngushtë me një kalim te City gjatë janarit, transmeton Express.

Edhe pse Pep Guardiola ka insistuar se pret që Alexis të mbetet në Arsenal, Goal ka mësuar se sulmuesi dëshiron të largohet dhe shpreson se lideri i Premierligës do ta blejë gjatë këtij muaji.

Wengeri, megjithatë, thotë se Arsenali shpreson se do ta bindë atë të qëndrojë.

“Nuk jemi kontaktuar nga askush”, ka thënë Wenger sot para gazetarëve.

“Ky klub ka humbur shumë lojtarë të mëdhenj dhe ka reaguar mirë. Por, duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë. Dua që ata të qëndrojnë”, ka shtuar ai.

Related posts

E PABESUESHME/ Sulmuesi Sadiku humb rastin e artë për shënim, trajneri vendos duart në kokë (VIDEO)

Delo.autor

TRE PROBLMET BRENDA “BERNABEUT”/ Ka tension mes Sergio Ramos dhe Real Madridit

Delo.autor

PRONARI I INTERIT PASKA TALENT SI KËNGËTAR/ Shihni sa bukur këndon në gjuhën kineze (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment