Futboll Sport

Një pjesë e titullarëve pa kontratë, gati largimi nga Vllaznia

Me rënien nga elita e futbollit shqiptar për Vllazninë del detyra e ringritjes. Një emër prestigjioz për Kategorinë Superiore, shkodranët duhet të riorganizohen dhe ndoshta të ndjekin shembullin e Tiranës, që është ruajtja e grupit dhe rikthimi në elitë. Me mbylljen e kampionatit disa nga titullarët kanë përfunduar kontratën me kuqeblutë, duke filluar me Malotën, Vucajn, Orelesin, Sukajn, Mersinin dhe kapitenin Gilman Lika.

Burime brenda klubit shkodran bëjnë të ditur se edhe mesfushori sulmues Arlind Kalaja ka përfunduar kontratën dhe kalimi i tij tek Kukësi është thuaujse i sigurtë. Pjesa tjetër e lojtarëve janë nën kontratë, duke përfshirë të gjithë xhevairët e skuadrës. Portieri Alen Sherri, mbrojtësit Olsi Gocaj, Erdenis Gurishta dhe Denis Pjeshka, mesfushorët Florind Bardulla, Ardit Krymi dhe Eraldo Çinari, si dhe sulmeusit Andi Ribaj dhe Arsen Hajdari janë ende nën kontratë me klubin shkodran.

Drejtuesit pasi kanë marë kohën e duhur për të analizuar atë çfarë nuk shkoi mirë sezonin që sapo u mbyll tashmë po mendojnë riorganizimin. Për të synuar rikthimin në elitë duhet një ekip i konsoliduar dhe mbajtja e futbollsitëve të akademisë është një prioritet.

Related posts

“VAJTOJ PËR KËTË HUMBJE”/ Ronaldo prek me postimin e tij për Mbretëreshën Elizabeth

F.autor

LIVE/ Copa Del Rey: Mbyllet ndeshja Granada-Barcelona. Rezultati 3-5

Delo.autor

Jashtë gare për “The Best”/ Vendimi i MESSIT do t’ju befasojë të gjithëve

Isa.Autor

Leave a Comment