Futboll Sport

SPECIALE/ Frika nga presioni: Botërori “Rusi 2018” nga “klasi i seleçaos” e deri te “grinta albiceleste”

Si në çdo ngjarje sportive parashikuesit mundohen të gjejnë skuadrat që projektohen si favoritë për të triumfuar në fund të kopeticionit. Si në shumicën e rasteve favoritët dështojnë të fitojnë pasi ndikohen nga presionet mediatike apo arsyeje që lidhen me egon për të qenë superior.

Botërori Rusi 2018 është në pregatitjet e fundit dhe pritet të nis pas 8 ditësh. Natyrisht ky kopeticion që është edhe më i madhi në skenën futbollstike është karakterizuar nga risi dhe surpriza në saj të futbollistëve që janë thirrur në kombëtare por edhe funksionimi si një model për të arritur objektivat.

Brazili duket sikur është skuadra që shikohet më favorit pas ka në organikë futbollistë të nivelit të lartë botëror në çdo repart. Ekipi “seleçao” ka treguar se mund të bëj mirë pasi tashmë futbollistët nuk thjeshtë talente por lojtarë të sprovuar dhe me eksperincë. Roli i Nejmarit si dhe prezenca e tij e entuziasmon kombëtaren e Amerikano Jugore. Kualiteti i Kutinjos, Ëilliam, Gabriel Jesus, eksperinca e Tiago Silvës apo Marselos e projektojnë skuadrën 5 herë kampione e botës si favorite kryesore.

Më pas vjen Gjermania e cila duhet të mbrojë titullin që fitoi 4 vite më parë në Brazil. “Pancerat” ka një grup të unifikuar ku dominojnë futbollistët që luajnë më Bayern Munich. I vetmi problem për gjermanët është reparti i sulmit ku nuk ka alternativa. E megjithatë besojnë te kualiteti i Timo Verner. Skuadra më e titulluar në kontinetin europian ka shumë besim tek takticieni Joachim Loë i cili di si fitohet një Kupë Bote.

Një kombëtare që mund të ngre lart trofeun është edhe Franca e trajnerit Deshamp. Te “gjelat” nuk mungon klasi, finesa, spektakli, freskia fizike dhe potenca. Antuan Griezmann, Mbappe, Pogba, Dembele, Varane apo edhe portieri Loris janë një digë e cila duket e vështirë për çdo kundërshtarë.

Argjentina e Lionel Messit ka një shanc të artë për të shkruar historinë. Të kesh në skuadër një futbollist si Messi është luks më vete, “altileria e rëndë” në sulm por edhe prania e yjeve në çdo repart të fushës e kuotojnë ekipin e drejtuar nga Jorge Sampaoli si favorit.

Në këtë kopeticion nuk ngelet pas Spanja e Lopetegit. “La roha” është një kombëtarë më yje pafund ku pjesa më e madhe e të cilëve luajnë me ekipet më të mëdha të europës. Mjafton të përmendësh emrat si Iniesta, Ramos, De Gea, Buskets, Diego Kosta për të kuptuar rrezikshmërinë e kësaj përfaqësuesje.

Ekipet e tjera që mund të bëjnë surprizën në Kupën e Botës janë edhe Portugalia e Ronaldos, Kroacia e Modric, Belgjika e Hazard apo edhe Kolumbia e James Rodriguez.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

GOLEADORI/ Ja çfarë thotë BERLUSCONI për transferimin e Higuainit te Milani

Isa.Autor

“EKIPI TREGOI SE NUK DORËZOHET DHE…”/ Barazim i vuajtur me ekipin që lufton për mbijetesë, trajneri Flick përgëzon Bayernin

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mbrojtësi Meksi: Luajmë në fushën tonë dhe kjo na favorizon, por…

Delo.autor

Leave a Comment