Futboll Sport

E pabesueshme/ Ramos “hero” i rusëve, e falenderojnë për dëmtimin e Salah

Tifozët e skuadrës ruse të Krasnodarit i kanë shfaqur mirënjohjen në mënyrën më të vecantë kapitenit të Spanjës dhe Real Madridit Sergio Ramos.

Ramos është përshëndetur nga tifozët rus me një vizatim mural të dedikuar për qendërmbrojtësin problematik madrilen në një pallat me 7 kate. Iniciativa ka marrë dhe miratimin e ekipit iberik.

Arsyeja ka të bëjë me dëmtimin e Mohamed Salah, yllit egjiptian të Liverpoolit. “Faraonët” do të luajnë kundër “Ariut Siberian” dhe tifozët vendas dëshirojnë një kundërshtar të coroditur me një Salah jo në formën optimale.

Ramos u sulmua nga mbarë opinioni publik botëror për lëndim të qëllimshëm në shpatull të sulmuesit të Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampioneve të fituar në Kiev nga “Los Blancos”.

Spanjolli ka ironizuar pretendimet se ai luajti qëllimisht në mënyrë anti-sportive për të ndihmuar Realin të fitonte lehtësisht kupën e 13-të në histori.

Related posts

ÇËSHTJA E YLLIT VAZHDON TEK INTERI/ Wanda nuk ndalet: Unë punoj që ai të ndihet mirë, dua…

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E KLUBIT/ Nis numërimi mbrapsht për Lacazette, Arsenal fikson çmimin

Delo.autor

ÇLIROHET VALVERDE/ BARÇA rikuperon Malcom, gati për PSV-në në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment