Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Dy rikthime “zikaltër” pas dëmtimeve, ja emrat

Fitorja në derbi i ka dhënë më tepër siguri Interit, të cilin e pret një tjetër përballje e drejtpërdrejtë për Ligën e Kampionëve. Në “San Siro” do të jetë mysafire Lazio, “ekzekutuesja” e zikaltërve në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Kundërshtari është i rrezikshëm, sidomos për faktin se vendësit do të duhet të bëjnë pa De Vrij dhe Lautaro, të dëmtuar së fundi. Sulmuesi argjentinas ishte i fundit që iu bashkua “infermierisë” së klubit, për shkak të një problemi muskulor të kofshës së djathtë, i cili doli në pah gjatë miqësores kundër Marokut. Që të rithehet në fushat e blerta, atij do t’i duhen të paktën dy javë.

Pas rikthimit të Mauro Icardi në skuadër, ai u bashkua plotësisht me grupin edhe në stërvitje. Mediat italiane thonë se ish-kapiteni do të grumbullohet nga trajneri Spalletti, duke qenë i gatshëm në stol. Keita Baldé është favorit për formacionin, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, të cilin pritet ta shohim në fushë nga minuta e parë, si lojtar ofensiv.

Për ish-bardhekaltrin ka pasur vetëm një ndeshje aktivizim, në “Europa League”, për vitin 2019. Për Keita Balde do të jetë një ndeshje e veçantë, kundër ish-shokëve të tij, mjaftueshëm që të mos festojë nëse shënon gol: “Unë kam luajtur atje për shumë vite, më kanë ndihmuar shumë të rritem. Lazio është një ekip, që gjithmonë do ta respektoj”.

Ndoshta ai nuk do të gëzohet, nëse shënon gol, por qëllimi është i qartë: të qëndrojë në Milano, pavarësisht 34 milionëve të kërkuar nga Monaco për blerjen e tij përfundimtare në fund të sezonit.

Related posts

NUK KANË FUND HALLET/ Komisioni i Disiplinës DËNON RËNDË MILANIN

Isa.Autor

Shpulla ndaj Belottit, nuk ka provë televizive për Cheillinin

Q.Autor

LAMTUMIRË SALA/ Funerali i futbollistit zhvillohet sot në Argjentinë

Delo.autor

Leave a Comment