Futboll Premier League Sport

U la jashtë Botërorit/ Lojtari i Manchester United shfenohet në Azinë Juglindore

Për qendërmbrojtësin e Manchester United Chris Smalling duket se nuk i ka sjellë shqetësim mungesa e tij në Kupën e Botës. Anglezi 28-vjecar ka zgjedhur të largojë zhgënjimin nga mospërfshirja në listën e kombëtares së Anglisë duke frekuentuar qendrat ekzotike turistike të Tajlandës dhe Vietnamit.

Futbollisti ka kaluar kohën e lirë duke u argëtuar me garat me motorat me 4 rrota, gatim dhe duke provuar futbollin e pazakontë “badminton” në kryeqytetin Hanoi të Vietnamit.

Smalling shihet i ctensionuar në prani të banorëve vietnamez. Ai i ka ndarë eksperiencat në llogarinë e tij në “Instagram”. Anglezi nuk po kalon një periudhë të qetë as me klubin dhe “Tre Luanët”.

Brenda “Djajve të Kuq” konkurenca në qendër të mbrojtjes është shumë e fortë me Eric Bailly, Phil Jones, Victor Lindelof dhe Marcos Rojo.

Jose Mourinho dhe tekniku i Anglisë Gareth Southgate nuk e shikojnë në planet e tyre Smalling.

Related posts

Dembele dëshiron t’i bashkohet Aubameyangut tek Arsenali

Sadik.Autor

E BUJSHME/ As POGBA dhe as MARCELO: JUVENTUSI bën gati planin 160 milionë euro

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Interi dhe Barcelona me ide të “çmendur”, shkëmbejnë yjet…

Delo.autor

Leave a Comment