Futboll Sport

Revista “Forbes” zbulon 10 sportistët më të pasur, mungojnë yjet e futbollit…

Vitet e fundit kemi dëgjuar shifra marramendëse në futboll, për transferimin e tyre, por edhe të kontratave. Megjithatë, nëse mendoni se sportistët më të pasur në botë vijnë pikërisht nga futbolli, atëherë gaboheni.

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundmi listën me sportistët më të pasur në botë, ku vendi parë i së cilës është rimarrë nga boksieri Floyd Mayweather.

Ai fitoi 275 milionë dollarë për ndeshjen e tij të boksit në muajin gusht të vitit të kaluar kundër yllit të UFC-së Conor McGregor, i cili është ngjitur në vendin e katërt në këtë listë.

Lista me 10 sportistët më të pasur në botë:
1. Floyd Mayweather – boksier ($ 285m)
2. Lionel Messi – futbollist ($ 111m)
3. Cristiano Ronaldo – futbollist ($ 108m)
4. Conor McGregor – MMA ($ 99 milion)
5. Neymar – futbollist ($ 90m)
6. LeBron James – basketbollist ($ 85,5m)
7. Roger Federer – tenist ($ 77.2m)
8. Stephen Curry – basketbollist ($ 76.9m)
9. Matt Ryan – Sportist i futbollit amerikan ($ 67.3m)
10. Matthew Stafford – Sportist i futbollit amerikan ($ 59.5m)

Related posts

NË PRAG TË STARTIT TË SUPERIORES/ Ja të gjitha lëvizjet që janë bërë deri tani në merkaton e janarit

Delo.autor

DUAN LAVDIN E DIKURSHME/ Dyshja e kampionëve monitorojnë stërvitjen e MILANIT

Isa.Autor

KALINIÇ THUMBON MILANIN PAS TRANSFERIMIT/ I lumtur të ndodhem te një klub që luan në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment