Futboll Seria A Sport

JO VETËM GOLEADOR/ Pas tre viteve studime: Dzeko diplomohet në Universitetin e Sarajevës

Sulmuesi i Roma-s Edin Dzeko është diplomuar në menaxhim sportiv në Universitetin e Sarajevës. Boshnjaku është vetëm 32 vjeç, dhe ka shënuar 24 gola në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar, por mesa duket ai është duke menduar që tani për hapin e radhës në karrierë.

Gazzetta dello Sport ka zbuluar se Dzeko është diplomuar në menaxhim sportiv nga fakulteti i Sportit dhe Edukimit në Universitetin e Sarajevës.

Ai ka marrë diplomën ditën e hënë, pas tre viteve studime, dhe kjo diplomë i ka hapur rrugën për t’u bërë drejtues kur të varë këpucët në gozhdë.

 

Related posts

Vllaznia ra, por çfarë do të ndodhë me Orikumin?

Sadik.Autor

“Po më kalove përsëri do të t’i thyej këmbët dhe nuk do të shkosh në Kupën e Botës”

Q.Autor

E TRISHTË/ Fitoi një titull kampion me Partizanin, ndahet nga jeta ish-futbollisti i të kuqve

F.autor

Leave a Comment