Futboll La Liga Sport

KËRKOJNË TA HEQIN QAFE COUTINHON NË VERË/ Barcelona ul pretendimet për yllin e saj, ja shifra që vendos

Barcelona duket se kërkon ta largojë me çdo kusht në verë Philippe Coutinhon. Braziliani është aktualisht i huazuar te Bayern Munchen, por sipas gjasave gjermanët nuk do ta blernë kartonin e fantazistit.

Destinacion i ardhshëm pritet të jetë Premier League për Coutinhon dhe sipas mediave spanjolle, Barcelona do të ulë pretendimet e saj nga 130 milionë euro që kërkonte për brazilianin në 80-90 milionë euro.

Liverpool dhe Chelsea janë dy ekipet më të interesuara për shërbimet e Coutinhos. Gjithsesi, diçka duket e sigurt, brazilianin nuk do e shohim as në Mynih dhe as në Barcelonë sezonin e ardhshëm.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MAVRAJ firmos për 2 vite me klubin grek, i bashkohet BASHËS

Isa.Autor

TRAJNERI SARRI MERR FRYMË LIRISHT/ Ja dy titullarët që do të mungojnë vetëm ndaj Atalantës

Delo.autor

“NUK ËSHTË ÇËSHTJE FATI”/ Modriç: Dështimi i Real Madrid ka një shpjegim

F.autor

Leave a Comment