Futboll Sport

Çështja që vlen 260 mijë euro/ Skënderbeu dhe Kukësi “kokë më kokë”

Sikurse dihet, UEFA jep çdo edicion 260 mijë euro bonus për klubet kampione të çdo vendi në Europë që e nis nga turet kualifikuese. Këtë shumë UEFA e jep vetë në rast se klubet kampione që nuk arrijnë të shkojnë në fazën e grupeve në Champions ose Europa League.

Aktulisht, duke ditur që Skënderbeu mund të dënohet me 10 vjet pezullim dhe pjesmarrës në Champions mund të jetë Kukësi, nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me këtë shumë. Në rast se CAS vendos pro korçarëve, atëherë gjithçka është në rregull, por nuk dihet ende se cfarë do bëhet në rast se Kukësi zëvendëson Skënderbeun.

Kujtojmë që dy vite më parë, kur Partizani zëvendësoi Skënderbeun në Champions, UEFA bllokoi këtë shumë duke mos iu a dhënë as korçarëve dhe as “Demave”. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë këtë vit, ndaj paraprakisht do të duhet të presim vendimin përfundimtar të CAS-it për të kuptuar se si do zgjidhet kjo çështje.

Related posts

REZULTATE POZITIVE NË KAMPIONAT/ Trajneri Conte kalon Moun në të dy sezonet, ja shpërblimi i “Suning”

Delo.autor

Hyrje-dalje te Luftëtari, gjirokastritët mbushen në datën 6 dhe 13 qershor

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ “Infektohet”edhe La Liga, Ezequiel Garay pozitiv me Covid-19 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment