Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Provat e lira në Azerbaxhajn, Lëklerk me kohën më të shpejtë

Fundjava e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 ka nisur dje me dy sesionet e para të provave të lira. Raundi u ndërpre tri herë me flamurin e kuq, ku hera e dytë dhe e tretë erdhi për shkak të përplasjes me barrierat, fillimisht nga Sharl Lëklerk dhe më pas nga Franko Kolapinto.fryMegjithatë, fatmirësisht për pilotët nuk pati asnjë pasojë fizike. Kohën më të shpejtë në sesionin e mëngjesit e fiksoi Maks Vershtapen i Red Bullit, i cili e ndaloi kronometrin në 1 minutë, 45 sekonda dhe 546 të mijtat, me një avantazh prej 313 të mijtash nga Luis Hamliton i Mercedesit. Kohën e tretë më të mirë e shënoi Serxho Perez (+0.376), fitues në edicionin e kaluar në Baku. Më tej ishte radha për sesionin e dytë, ku në skenë doli Sharl Lëklerk.

Pasi ishte renditur i dhjet në privat e paradites, piloti i Ferrarit shkëlqeu sesionin e dytë, duke e mbyllur ditën me kohën më të shpejtë, 1 minutë, 43 sekonda dhe 484 të mijtat. Kështu monegasku e la pas krahëve aksidentin, duke shfaqur një formë fantastike në sesionin e dytë. Pas tij u rendit makina Red Bull e Serxho Perezit me vetëm 6 të mijtat diferencë, ndërsa i treti u klasifikua Luis Hamilton me 66 të mijtat më i ngadaltë.

Related posts

VIJON KARRIERËN JASHTË ITALISË/ Claudio Marchisio rrëfen: Buffon më tha se futbolli përjetohej…

Delo.autor

E KONFIRMON VETË LOJTARI/ Sulmuesi Ngoo i “shkel” syrin skuadrës shkodrane: Vllaznia më ka bërë ofertë…

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Neto, sulmuesi Jota ndëshkon me kokë Luksemburgun (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment